Drejtori ekzekutiv z. Genc METAJ priti në takim pune përfaqësuesit e Agjencisë se Aviacionit Civil të shoqëruar nga ekspert e fushës së Aviacionit Civil nga Islanda.

Drejtori ekzekutiv z. Genc METAJ priti në takim pune përfaqësuesit e Agjencisë se Aviacionit Civil të shoqëruar nga ekspert e fushës së Aviacionit Civil nga Islanda.

Krijuar në datën 10/23/2025

Prishtinë, 23.10.2025

Në frymën e bashkëpunimit dhe bashkërendimit institucional, sot në selinë e Agjencisë Menaxhimit Emergjent, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë z. Genc METAJ, priti U.D drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë se Aviacionit Civil të Kosovës Arianit Islami, i shoqëruar nga ekspert e fushës së Aviacionit Civil nga Islanda, ku u diskutuan çështjet kryesore rreth zbatimit të aneksit 12 të ICAO.

Diskutimet e ndërsjella nxorën në pah domosdoshmërinë e bashkëpunimit dhe koordinimit në raste të aksidenteve te aviacionit civil në hapësirën e Republikë së Kosovës si dhe bashkëpunimit ndërkufitarë me shtetet fqinje.

Delegacioni i ekspertëve ndërkombëtar udhëhiqej nga Gudbjorn Jensson nga Autoriteti i Aviacionit Civil te Islandës – ICETRA.

Të pranishmit u pajtuan për intensifikimin e bashkërendimi me aktivitetet të ndërsjella, deri sa plani gatishmërisë dhe reagimit emergjent në situatë me aksidente të aviacionit civil duhet të fillojë në koordinim të ngushtë me institucionet relevante vendore dhe ndihmës ndërkombëtare.